Versioni se si Prishtina ka mundur ta fitojë ndeshjen në tavolinë

Ende nuk është vendosur asgjë për ndeshje në mes Lincoln dhe Prishtinës.
Takimi i paraparë të zhvillohet sot me fillim nga ora 18:00, ka sjellur disa paqartësi, kjo për faktin se 8 futbollistë të Prishtinës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, shkruan IndeksOnline.
Një version se si Prishtina mund ta kishte fituar ndeshjen në tavolinë e ka publikuar gazetari i sportit në vednin tonë, Arlind Sadiku.
Sipas tij, UEFA ia ka bërë me dije skuadrës Lincoln Red Imps që nëse shteti i tyre vendos që mos zhvillohet ndeshja, sikur herën e kaluar, Prishtina do te fitoj zyrtarisht 3-0. Krejt kjo duke u bazuar ne rregulloren e UEFA-s.
Por kjo duket se nuk do të ndodhë, pasi lojtarët vendas po i presin ata të Prishtinës në stadiumin “Victoria”.