Verstappen e merr “pole position” në SHBA para Norris

Piloti i Red Bull, Max Verstappen, fitoi “pole position” në Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara, duke mposhtur Lando Norris të McLaren-it, ndërsa lideri i kampionatit, Oscar Piastri, u rendit vetëm i gjashti.
Pas përplasjes së dy pilotëve të McLaren-it në garën sprint më herët gjatë së shtunës, asnjëri prej tyre nuk arriti ta sfidojë Verstappenin, edhe pse kampioni i botës nuk e përfundoi xhiron e fundit në kualifikime.
Verstappen u dërgua në pistë me vonesë dhe nuk arriti të niste xhiron përfundimtare përpara flamurit kuadratë, por sërish ia doli të mposhtë Norrisin me 0.291 sekonda diferencë.
Ishte një paraqitje mbresëlënëse që tregoi qartë pse McLaren e sheh Verstappenin si kërcënim serioz në garën për titullin e pilotëve.
Norris arriti xhiron e tij më të mirë në fund të një sesioni të vështirë, duke e lënë Charles Leclerc të Ferrarit në vendin e tretë, vetëm 0.006 sekonda më ngadalë.