75 Mall Live Search
15:32 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / L A

Verstappen i afrohet rekordit të Formula 1 në Baku

Holandezi Max Verstappen dominoi në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në një pistë emocionuese në Baku.

George Russell i Mercedes dhe Carlos Sainz i Williams përfunduan në podium pas pilotit të Red Bull. Kjo ishte fitorja e katërt e yllit holandez për këtë sezon, e dyta radhazi pasi ai festoi edhe në Monza në fillim të këtij muaji. Gara tjetër na pret në Singapor, e cila do të mbahet më 5 tetor.

Me këtë triumf, Verstappen arriti “Grand Slam”-in e gjashtë të karrierës së tij. Një Grand Slam në Formula 1 përfshin fitoren nga pozicioni i parë, kryesimin e çdo xhiroje dhe vendosjen e xhiros më të shpejtë të garës.

Duke vepruar kështu, ai barazoi performancën e Lewis Hamilton. Legjenda Jim Clark mban rekordin me tetë Grand Slam të arritura nga viti 1962 deri në vitin 1965 ndërsa garonte për Lotus. “Singapori është një sfidë krejtësisht e ndryshme përsëri” Verstappen tha pas festimit.

“Sigurisht, fundjava e kaluar ishte tashmë e shkëlqyer, por të fitosh këtu përsëri është shumë mirë për ne. Gjithashtu mendoj se makina funksionoi shumë mirë në garë me të dy llojet e gomave. Kishim ajër të pastër gjatë gjithë kohës, kështu që mund të kursenim gomat dhe gjithçka shkoi mjaft mirë. Sigurisht që nuk është e lehtë këtu. Sot kishte shumë erë, kështu që makina lëvizte vazhdimisht, por jam jashtëzakonisht i lumtur me këtë performancë”.

Për shanset e tij për titullin, ai tha:

“Është e vështirë të thuhet tani, por me siguri dy garat e fundit ishin fantastikë për ne. Singapori është një sfidë krejtësisht e ndryshme përsëri, por me forcë të lartë dhe përkushtim mund t’ia dalim, por do të shohim se çfarë mund të bëjmë atje”, deklaroi Verstappen.