21:32 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vërtetohen dyshimet, Paredes mori me qëllim karton të kuq për ta shikuar Boca Juniorsin

Leandro Paredes ishte kritikuar mjaft shumë pas pretendimeve se ai mori karton të kuq me Zenitin vetëm ta shikonte derbin mes Boca Juniorsit dhe River Plates. Tani kjo është vërtetuar.

Mesfushori argjentinas u ndëshkua nga arbitri shtatë minuta pa përfunduar ndeshja në fitoren 1-0 ndaj Akhmat Groznyt në fundjavën e kaluar, e që nuk ishte i gatshëm për ndeshjën ndaj CSKA Moskës, ku skuadra e tij humbi me rezultat 2-0.

Shumë njerëz ndjenin dicka shumë të dyshimtë duke pasur parasysh se ai është një fans i madh i Bocas, pasiqë ishte edhe ish lojtar i kësaj skuadre.

Megjithatë, Paredes fluturoi për në Argjentinë për të ndjekur këtë superndeshje dhe është fotograuar në stadium.

“Kjo është e gjitha një gënjeshtër, asgjë nuk ka ndodhur këtu, është diçka që u shpik në Argjentinë, nuk kaam marrur me qëllim kartonin e kuq, unë kurrë nuk do të bëja diçka të tillë.

“Kur dëgjova se po flisnin për këtë, bisedova me drejtorin sportiv të Zenit dhe më tha që më besojnë” , deklaroi Paredes ditë më parë. /IndeksOnline/