Vërtetohet që rreshteri nuk mori pjesë në fushatë, rikthehet në detyrë

Hetuesi policor Idriz Gashi rikthehet në detyrat e tij policore.
Ai ishte suspenduar nga IPK-ja nën dyshimin se kishte marrë pjesë në një tubim elektoral.
Lajmin për rikthim në punë të rreshterit Gahi e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci.
“Drejtësia gjithmonë triumfon dhe këtë herë, fatmirësisht, pa vonesë.
Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral.
Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore”, ka shkruar Koci.
Polici Gashi dyshohet se kishte marrë pjesë me zyrtarë të PDK-së në një tubim elektoral, anipse në bazë të ligjit një gjë e tillë është e ndaluar për zyrtarët policorë.