Vesa fshin fotot me Mirlindin, ja çka ka ndodhur

Prej kohësh, lidhja mes Vesa Vllasaliut dhe futbollistit të njohur Mirlind Daku ka qenë në qendër të vëmendjes. Dyshja është shfaqur shpesh në momente të përbashkëta romantike, dhe ndjekësit e tyre kanë krijuar një simpati të veçantë për çiftin.
Por së fundmi, fansat vunë re një ndryshim: fotot e përbashkëta janë zhdukur nga Instagrami i Vesës. Në një “Q&A” me ndjekësit, dikush e pyeti hapur:

“Pse i ke heq fotot me të dashurin?”
Dhe përgjigjja e saj nuk vonoi:
“Pa arsye valla. Nëse qes apet në Highlight e qes me fytyrë t’vet. Po s’du se po mi marrin msysh djalit (hajgare pak).”
Pra, nuk ka ndarje në horizont – përkundrazi, Vesa me stilin e saj të njohur thumbues dhe të drejtpërdrejtë, bëri të qartë se lidhja me Dakun vazhdon si më parë, thjesht… me më pak “ekspozim” publik.
E duke qenë se Mirlindi është një nga lojtarët më të komentuar të kombëtares shqiptare dhe me një karrierë që po ngjitet me shpejtësi, s’është çudi që Vesa dëshiron ta ruajë dashurinë nga “sytë e keq”.
Epo, ndonjëherë më mirë “highlights” pa fytyrë sesa dashuri me energji të këqija!
/Prive By Liberta Spahiu.