00:03 / E Martë, 07 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Vesa lëshon bombën: Vëllai i Mërgim Berishës e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua (VIDEO)

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Vesa ka bërë një deklaratë të fortë gjatë spektaklit ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova.

Ajo e ka akuzuar vëllain e futbollistit, Mërgim Berisha, se e ka tradhtuar edhe gruan e tij, si dhe se i ka  shkruar edhe vetë Vesës.

“Vëllai i vet normal që fol keq për mua, sepse kam biseda (chat) që më ka shkruar edhe mua, ai është i martuar me tre fëmijë dhe e ka tradhtuar gruan e tij e më ka shkruar edhe mua. Le të flasin çka të dojnë”, ka thënë Vesa pos tjerash.