08:38 / E Shtunë, 31 Mars 2018 / indeksADMonline

Vesa Luma dhe i biri publikojnë imazhe nga përditshmëria në Zelandën e Re (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma është shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo nga aty na tregon shumëçka nga përditshmëria e saj në Zelandën e Re, transmeton Indeksonline.

Së fundi, Vesa ka publikuar një imazh bashkë me të voglin e saj Lianin teksa po vraponte pas tij në park. Këngëtarja shihej e veshur me një buzë të gjerë e të gjatë me shumë ngjyra dhe pantallona të shkurta.

“Nisesh për dreke.. përfundon te parku i lodrave” kishte shkruar Vesa duke pasqyruar kështu përditshmërinë e çdo nëne të kujdesshme për fëmijën.

Ndryshe, Vesa ka tash e ca vite që është e martuar me reperin shqiptar, Big Basta./Indeksonline/

Temat: