Vesa Luma e dëshmon talentin e djalit të saj në muzikë!
 
				Pas
mesazheve sensibilizuese dhe këshillave të dhëna ditët e fundit, Vesa Luma,
kësaj here ka vendosur të sjellë për ndjekësit e saj diçka krejt ndryshe. 
Nëpërmjet llogarisë së saj në “Instagram”, ajo tregon se është kthyer në
mësuese  e muzikës për djalin e saj. 
Vesa po ndihmon të voglin e saj të këndojë dhe nga ajo që shohim ai ja del më
së miri. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur dihet se të dy prindërit e Lian janë
dy këngëtarë mjaft të talentuar.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                