12:07 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Vesa Luma e dëshmon talentin e djalit të saj në muzikë!

Pas mesazheve sensibilizuese dhe këshillave të dhëna ditët e fundit, Vesa Luma, kësaj here ka vendosur të sjellë për ndjekësit e saj diçka krejt ndryshe.

Nëpërmjet llogarisë së saj në “Instagram”, ajo tregon se është kthyer në mësuese  e muzikës për djalin e saj.

Vesa po ndihmon të voglin e saj të këndojë dhe nga ajo që shohim ai ja del më së miri. Nuk ka si të ndodhë ndryshe, kur dihet se të dy prindërit e Lian janë dy këngëtarë mjaft të talentuar.