10:30 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vesa Luma i drejtohet burrit të saj: “Më në fund një foto e hairit prej teje”

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Vesa Luma, ka kohë që qëndron në skenën muzikore shqiptare.

Ajo tashmë një kohë është e martuar me reperin nga Shqipëria, që njihet si “Big Basta”, dhe tashmë po jetojnë dhe veprojnë në Zelandën e Re, shkruan Indeksonline.

Ata tashmë janë edhe prindër të një djali.

Së fundmi Vesa ka publikuar një fotografi që e ka realizuar burri i saj dhe ajo me shaka ka shkruar: “Çudi e madhe ni foto e hairit prej Big Bastas (mas 100 tentativave, e rrotullime të syve- “ma plase shpirtin”, kënaqu për veti etj etj). Çka me bo..me rëndësi e nxjerra një foto edhe prap të dua ma shumë se dje Big Basta!”  /Indeksonline/