11:29 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

Vesa Luma me burrin dhe djalin, tregon si po i kalon ditët e izolimit

Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma, ka kohë që është vendosur në Zelandë të Re, së bashku me burrin e saj, reperin Big Basta e tanimë kanë një djalë me emrin Lian.

Ata duket se po i shijojnë këto ditë të izolimit së bashku me djalin e tyre, duke pasë hapsirë që ti ofrojnë gjithë kohën në dispozicion të tij, shkruan Indeksonline.

Madje perms një postimi që e ka bërë së fundmi Vesa, ka treguar edhe gjërat që po preferojnë të bëjnë gjatë qëndrimit në shtëpi.

“Si u zgjuat sot? Ne kemi filluar te rendisim gjerat e bukura te karantines:

1. Po e shijojme Lianin ne maximum

2. Po e duam njeri tjetrin me shume.

3. Po ja dijm vleren shendetit me shume

4. Jemi bere kuzhinier me te mire

5. Po lajm duart 700 her ne dite?

6. Po lexojme me shume.

7. Po hajm shlir tash qe e dijm qe ska me pas me presione ? (spo e teprojme sepse me brumin akoma jemi minus)

8. Po shofim filma me shume.

9. Po ushqehemi me vitamina me shume

10. Kemi msu mjeksine ?

11. Jemi bere produktiv ( kemi dy kenge gati) … Pak shaka pak te verteta, gjithsesi po mundohemi t’ja shofim anen pozitive #coronavirus

Po ju? Si i keni punet? Cila eshte gjeja me pozitive?” , ka shkruar ajo. /Indeksonline/