12:40 / E Mërkurë, 11 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vesa Luma, me shkas ua kujton këngën ‘I ndaluar’, atyre që dolën në “Paradën e Krenarisë”

Këngëtarja Vesa Luma në vitin 2012 kishte publikuar një baladë të ndjeshme të titulluar “I ndaluar”.

Kënga në fjalë ishte punuar nga Big Basta dhe trajtonte temën e një dashurie të ndaluar, pavarësisht gjinisë.

Dje (e martë) në Prishtinë u shënua parada e parë e komunitetit LGBTI, e quajtur “Parada e Krenarisë”.

Në këtë paradë nuk munguan edhe shumë fytyra publike, gjersa Vesa Luma zgjodhi rrjetin social Facebook për t’iu dedikuar një shkrim komunitetit që ende e cilëson si “të ndaluar”.

Ajo ka kujtuar kohën kur realizoi këtë këngë, klipin e së cilës e kishte realizuar në Shkup, në të cilën shfaqeshin dy vajza me skena dashurie për njëra-tjetrën.ImageKlipi “I ndaluar” i këngëtares Vesa Luma përmbante skena dashurie mes dy vajzave brenda tij. (YouTube)

Vesa është shprehur se në atë kohë ka marrë shumë ofendime dhe kërcënime nga ata që kundërtshojnë LGBTI-në, ndërsa sot u kujtoi atyre që dolën në paradë se LGBTI vazhdojnë të mbesin një komunitet “I ndaluar”.

“Kur realizova kangen “I ndaluar” qe ne video shfaqte dashurine mes dy vajzave,mora shume kritika ,kercnime etj etj..Sot e asaj dite ,pavaresisht paradave dhe simbolikave te ngjashme,ky komunitet eshte ende “I ndaluar” per te qene i lire ne zgjedhjen e tyre para syve tane..Ne Parade shumica mund te kene marr pjese per perkrahje,disa per “shmek” e disa per foto,por fatkeqsisht vazhdon te jete problem i madh ky fenomen! Sa e veshtire mund te jete mos mu marr hiq me jeten e tjetrit? Ne fund kur po bijm me flejt gjithsecilin e zen gjumi me dertet e veta.. apo jo.. Ju uroj sa me shume dashuri”, (sic.), ka shkruar Vesa Luma në Facebook. /Telegrafi/

Image