Vesa Luma, paralajmëron bashkëpunimin me këngëtaren shqiptare me famë botërore
Njomza Vitia është një tjetër këngëtaren e re, e cila suksesshëm po ngjitet majave të muzikës ndërkombëtare.
Karriera e saj është e bazuar në Amerikë, mirëpo ajo po vazhdon të mbajë koncerte në vende të ndryshme të botës, shkruan Indeksonline.
Së fundi Njomza ka mbajtur koncert në Zelandën e Re, ku e pranishme ishte edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Vesa Luma, e cila prej vitesh është zhvendosur për të jetuar atje së bashku me Big Bastën dhe djalin e tyre.
Ishte Vesa ajo që ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi së bashku me Njomzën përmes së cilës ka paralajmëruar se vajzat së bashku do t’i shohim në bashkëpunim.
“Çfarë nate, Njomza ju jeni e mahnitshme. Çfarë zëri çfarë performance, shumë krenare me ju. Mezi po pres për këngën tonë, ky është lajmi”, ka shkruar Vesa sipër imazhit.
Kujtojmë se Njomza performoi në muajin gusht në festivalin “Sunny Hill”, në Prishtinë./Indeksonline/