09:53 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Vesa Luma pranon dhuratë nga Ambasada e Kosovës në Australi

Këngëtarja e mirënjohur kosovare, Vesa Luma, së fundmi ka pranuar  një dhuratë nga Ambasada e Kosovës, në Australi.

Ambasada i ka dhuruar asaj një kartolinë motivuese, e cila i uron këngëtares një vit sa më të mbarë asaj dhe familjes, shkruan IndeksOnline.

E lumtur për këtë befasi të këndshme, Luma ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një pamje të kartolinës së marrë dhuratë.

“Falemnderit nga zemra për kujdes Ambasada e Kosovës, në Australi. Uroj që të takohemi sa më shpejt me bashatdhetarët në Australi këtë vit”, ka shkruar midis tjerash Luma./IndeksOnline/