11:04 / E Martë, 19 Maj 2020 / indeksADMonline

Vesa Luma prezanton para miqve vendet më të bukura shqiptare

Vesa Luma ka kohë që është zhvendosur për të jetuar në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin e saj, Big Basta dhe djalin e tyre.

Por, herë pas here ajo është rikthyer për pushime në vendlindje e për të cilën tregon vazhdimisht që ndjen mallë.

Në një postim të fundi që ka bërë këtë herë Vesa ka prezantuar para miqve të saj në Instagram përmes fotografive disa nga vendet më të bukura për tu vizituar në Shqipëri dhe Kosovë.

“Të dashur miq, më lejoni t’ju prezantoj në vendin tim të bukur me pamje peizazhi marramendëse dhe peizazhe të bukura që mund t’i admironi nga një distancë, dhe – vetëm mbase – ta shihni me sytë tuaj këtë vit Kjo është Kosova dhe Shqipëria”, ka shkruar Vesa në mbishkrimin e imazheve./Indeksonline/