20:43 / E Martë, 23 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vesa Luma publikon imazhe nga ndërhyrjet kirurgjike në fytyrë

Vesa Luma prej shumë kohësh është larguar nga Kosova për të vazhduar jetën në Zelandën e Re, së bashku me bashkëshortin, reperin Big Basta dhe djalin e tyre.

Por, kohëve të fundit ajo është rikthyer në vendlindje ku edhe iu është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjike në fytyrë, shkruan indeksonline.

Këngëtarja përmes disa imazheve të postuara në rrjetet sociale ka njoftuar ndjekësit për këtë ndërhyrje estetike.

‘Jam shumë e gëzuar ta bëj këtë…shumë profesional’ ka shkruar Luma në mbishkrimin e imazheve.

Ndryshe, këngëtarja ka kohë që nuk ka sjell një projekt të ri muzikor./Indeksonline/