Vesa me mesazh për prindërit, ka dy fjalë për Mirlindin

Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Mirlind Daku, prej muajsh janë në qendër të vëmendjes për historinë e tyre të dashurisë.
Dyshja kanë zgjedhur të kurorëzojnë lidhjen e tyre në mënyrë shumë të rezervuar, larg syrit të mediave dhe zhurmës së rrjeteve sociale, duke ruajtur privatësinë në një nga hapat më të rëndësishëm të jetës së tyre.
Pas martesës, çifti duket se po shijon një periudhë të qetë dhe të lumtur, ku dashuria dhe mbështetja reciproke janë në qendër të jetës së tyre. Këtë e ka dëshmuar edhe vetë Vesa përmes një postimi të fundit në Instastory, ku ajo ka shpërndarë një video trend nga TikTok me mbishkrimin:
“Më falni mami dhe babi, diploma ime u bë dekor… por u martova me një burrë që kujdeset shumë për mua.”
Ky postim i Vesës është interpretuar nga ndjekësit si një shprehje e hapur e lumturisë dhe krenarisë që ajo ndien për bashkëshortin e saj, Mirlindin, me të cilin duket se ka ndërtuar një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme.

Edhe pse nuk janë ndër çiftet që ndajnë momente nga jeta e tyre private, herë pas here Vesa shfaq në rrjete sociale detaje të vogla që tregojnë harmoninë dhe dashurinë mes tyre./Indeksonline/