75 Mall Live Search
18:01 / E Premte, 27 Qershor 2025 / Gj. Sh

Vesa Mehmetaj shpallet Kampione e Kosovës në disiplinën 50 metra bretkocë

Në Zllakuqan të Klinës është mbajtur Kampionati i Kosovës në Not 50 metra s, më 25 dhe 26 qershor.

Suksesin më të madh e pati notarja nga Istogu, Vesa Mehmetaj, e cila në disiplinën 50 metra bretkocë u shpall kampione e Kosovës në grupmoshat 2010 dhe 2011.

Mehmetaj, në 100 metra bretkocë u rendit në vendin e 3-të dhe në 200 metra bretkocë u rendit në vendin e 3-të.

Gjithashtu, edhe Lira Kastrati zuri vendin e 2-të dhe Lirika Dragaj vendin e 3-të në 100 metra bretkocë.