Vesa nuk i ndahet Mirlindit, poston foton misterioze

Ka kohë që influencerja e njohur Vesa Vllasaliu dhe futbollisti i përfaqësueses së Shqipërisë, Mirlind Daku, janë në një lidhje dashurie.
Dyshimet për një romancë mes tyre kishin qarkulluar prej kohësh, por tashmë duket se gjithçka është bërë publike, shkruan Indeksonline.
Në një Instastory të publikuar së fundmi nga Vesa, ajo shfaqet në një veturë luksoze, ku vëmendjen e mori ora e dorës së mashkullit, e njëjtë me atë që shpesh shihet në postimet e Mirlind Dakut.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar zyrtarisht tashmë gjithçka është e qartë, Vesa dhe Mirlindi janë bashkë dhe po e shijojnë romancën e tyre larg syrit të publikut./Indeksonline/

