Vesa s’ndalet, paralajmëron projekte të reja

Vesa Smolica ditë më parë promovoi këngën “Kaj” që u prit mirë nga adhuruesit e saj.
Ajo në projektin e ri erdhi me një stil të veçantë, ndërsa vëmendjen mori edhe dukja e saj seksi.

Por, si duket Vesa nuk e ka ndermend të ndalet, pasi ajo po punon intensivisht në projekte të reja.
Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme, gjatë kohës së karantinës ka krijuar edhe disa projekte të reja muzikore, që pritet të promovohen së shpejti për publikun./Indeksonline/