Vesa reflekton për vitin 2025: “Vit jubilar për mua, pres ndryshime pozitive dhe më shumë balancë”
Këngëtarja e njohur shqiptare Vesa Luma ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh të ndjerë dhe reflektues në rrjetet sociale, ku flet për mbylljen e vitit 2025 dhe pritshmëritë për vitin e ardhshëm.
Në postimin e publikuar, Vesa shprehet mirënjohëse për balancën që ka arritur gjatë këtij viti, duke theksuar rëndësinë e familjes dhe shëndetit, të cilat sipas saj kanë mbetur mbi të gjitha, shkruan Indeksonline.
Ajo falënderon Zotin për forcën dhe përvojat që e kanë ndihmuar të rizbulojë veten dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj artistik me më shumë dashuri dhe energji pozitive.
“Faleminderit 2025 që më mësove balancën, që më dhe mundësinë ta dëshmoj veten sërish,” shkruan këngëtarja, duke shtuar se muzika për të nuk është vetëm art, por edhe emocion, dashuri dhe dhurim i energjive pozitive për publikun.
Vesa Luma zbulon gjithashtu se viti që vjen do të jetë “vit jubilar” për të, duke paralajmëruar ndryshime të rëndësishme, por këtë herë, vetëm në drejtim pozitiv. Ajo nënvizon se synon më shumë qetësi shpirtërore dhe distancim nga gjërat që nuk i ndjen afër zemrës, duke pranuar me sinqeritet natyrën e saj emocionale.
Në fund të mesazhit, artistja falënderon të gjithë ata që kanë qenë pjesë e ditëve të bukura të vitit që po lë pas, duke i uruar ndjekësve të saj gëzim dhe energji pozitive për vitin e ri./Indeksonline/


