11:49 / E Premte, 15 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vesa Smolica performanc fantastike në Poloni

Këngëtarja e njohur dhe shumë e talentuar kosovare, Vesa Smolica ka qenë e ftuar speciale në evenimentin e organizuar nga shoqata “From the Depths” që u mbajt në Varshavë të Polonisë.

Në këtë eveniment ishin të ftuar personazhe të shumta nga Shqipëria, Polonia dhe Bjellorusia.

Kënëgtarja gjakovare mahniti publikun me peformimin e këngës ‘Hallelujah’ të Leonard Cohen.

 “Në #Warsaw të Polonisë  Ishte kënaqësi dhe nder për mua  të performoj në evenimentin për nder të atyre që strehuan dhe ndihmuan Hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore  organizuar nga shoqata “From The Depths” , ka shkruar Vesa në videon e publikuar në rrjetet sociale./Indeksonline/