75 Mall Live Search
18:02 / E Premte, 02 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vesa Smolica publikon projektin “Kaj”

Ky është projekti i tretë i vitit 2020-të pas “N’shpirt” në bashkëpunim me Faton Maculën, nga këngëtarja, Vesa Smolica.

Vesa ka bërë të ditur se bashkëpunëtorët janë pothuajse të njëjtë me projektin e kaluar, me producentin Gezim Lazri, tekst dhe melodi nga vet Vesa, por me të ftuar special në kitare, Agron Penin, ndërkaq videoklipi është realizuar nga Enis Nishori.

Për dukjen është kujdesur Arber Bytyqi për çka dhe është përfolur se Cardi B u inspirua nga këngëtarja së fundmi dhe veshja unike vjen nga kreacionet e Egzon Kazagiqit.

Më poshtë projekti “Kaj” bashkë me videoklip: