Vesel Krasniqi i Nismës: Kurti po i hakmerret dhe po e diskriminon Malishevën

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Vesel Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të qeverisë Kurti për të anuluar krijimin e Zonës Ekonomike në Malishevë.
Ai ka thënë se në këtë kohë pandemie qeveria po gjen kohë për hakmarrje ndaj komunave që nuk e kanë votuar VV-në.
Krasniqi i cili vjen nga kjo komunë ka thënë se dy investitor kosovarë që punojnë në mërgim kanë vendosur të invesojnë më dy fabrika në këtë Zonë, por që më këtë vendim pamundësohet investimi.
“Qytetarë të Komunës Malishevës pa dallim të bindjeve politike ju ftojë ta ngrisim zërin së bashku kundër këtijë diskriminimi që kjo qeveri po ju bënë qytetarëve të Komunës së Malishevës”, ka shkruar ndër të tjera ai në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti anulon ZONËn EKONOMIKE në Malishevë!
Të dashur qytetarë të Komunës së Malishevës në këto ditë të vështira për vendin ton dhe mbar botën që po përballemi me epidemin covid-19 , qeveria e Kosovës gjenë kohën dhe hapsirën për hakmarrje të komunave që nuk e kanë votuar VV- në duke i ndëshkuar me ndalim të investimeve.
Kështu për komunën e Malishevës nuk është ndarë asnjë projekt i ri me buxhetin e vitit 2020, poashtu edhe projektet dhe investimet e miratuara disa edhe të kontraktuara nuk janë përfshirë në buxhetin e 2020.
Dje është anuluar me vendim të qeverisë zona ekonomike në Malishevë, zonë kjo shumë e domosdoshme për investitorë të brendshëm dhe të jashtëm.
Dy investitorë kosovarë që punojnë në mërgim të cilët kanë vendosur të investojnë me dy fabrika prodhuese e që do ta ulnin papunsinë në komunën e Malishevës dhe më gjerë, me këtë vendim iu pamundsohet investimi.
Shumë e pa moralshme është arsyetimi gjoja se i pa ligjshëm kur dihet mirë se për ndërtimin e kësaj zone ka vendim të qeverisë Haradinaj.
Qytetarë të Komunës Malishevës pa dallim të bindjeve politike ju ftojë ta ngrisim zërin së bashku kundër këtijë diskriminimi që kjo qeveri po ju bënë qytetarëve të Komunës së Malishevës.