Vesel Krasniqi: Më 9 shkurt qytetarët të votojnë për njerëzit që kanë veç vepra dhe bagazh

Kandidati për deputet nga “Koalicioni për Kosovën Fituese”, Vesel Krasniqi ka deklaruar se asnjë qeveri që nga pas lufta nuk ka punuar më keq për Kosovën sesa qeveria Kurti.
Krasniqit ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë dashur që ta provojnë në qeverisje edhe Albin Kurtin por që sipas tij ky provim u ka dështuar.
Ai ka shtuar se në zgjedhjet e 9 shkurtit duhet votuar “Koalicioni për Kosovën Fituese” pasi siç është shprehur ata ‘kanë vepra dhe bagazh’.
“Tashmë të gjitha subjektet politike apo liderët politik i kemi të provuar. Qytetarët e Kosovës atëherë në zgjedhjet e 2021 kanë provuar, edhe pse kryetari Limaj shpesh e thoshte se shteti nuk provohet, por ja që qytetarët deshën që ta provojnë edhe liderin Albin Kurti mirëpo ky provim sigurisht që na dështoj sepse as edhe një subjekt, as edhe një lider tjetër, as edhe një koalicion, as edhe një qeveri prej pas luftës nuk ka punuar më keq për këtë vend sesa qeveria Kurti. Sigurisht që ne tash kemi një program jashtëzakonisht të mirë dhe ne kemi bagazh, kemi vepra e për këtë arsye duhet të na votojnë”, ka thënë ai në emisionin në Tëvë1