12:45 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Veseli: 17 shkurti 2008 ishte përmbushja e një ëndrre të hershme për liri e pavarësi të shumë brezave

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherit i pari i PDK-së Kadri Veseli, përmes një shkrimi të publikuar në faqen zyrtare Facebook, ka uruar qytetarët në 12 vjetorin e pavarësisë.

Veseli ndër të tjera ka thënë se 17 shkurti i vitit 2008 ishte përmbushja e një ëndrre të hershme për liri e pavarësi të shumë brezave.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Urimet më të përzemërta bashkëqytetarëve të shtetit tonë dhe mbarë kombit shqiptar për përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës.

17 shkurti i vitit 2008 ishte përmbushja e një ëndrre të hershme për liri e pavarësi të shumë brezave, prandaj shpreh nderimin për të gjithë ata heronj, luftëtarë e veprimtarë që me sakrificat e tyre shekullore bënë të mundur ditët që gëzojmë sot.

Ne krenohemi me shtetin tonë të pavarur demokratik që është shndërruar në një faktor të rëndësishëm stabiliteti për rajonin dhe në një model të respektimit të të drejtave të njeriut e të pakicave. Prandaj, urime të veçanta për të gjithë ata që me përpjekjet e tyre të mëdha gjatë këtyre pak viteve pavarësi kanë bërë që Kosova të arrijë kaq shumë në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve të saj. Gëzuar për jetë e mot Pavarësinë, Kosovë!