12:36 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Veseli: 31 janari, ditë e rëndë për popullin dhe UÇK -në

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe i PDK-së, Kadri Veseli ka marr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatoreve të heronjve në Podujevë, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

Ai ka thënë se asnjëherë nuk do të harrohet sakrifica e njerëzve më të mirë që janë dhënë për liri, raporton Indeksonline.

“31 janari ka qenë shumë i rëndë për popullin tonë dhe për ushtrinë tonë të UÇK-së. Por ka qenë edhe një mesazh se nuk do të ndalemi në përpjekjen për të penguar luftën tonë të drejtë. Para ardhjes këtu kam pasur një thirrje nga kryeministri që qysh nesër qeveria e Kosovës do t’i vë emrin kësaj rruge atë të dëshmorëve”, ka thënë Veseli.

Ai ka uruar llapjanët për shtatoret e vendosura sot, duke thënë se duhet të bëhet më shumë për heronjtë. /Indeksonline/

Temat: