10:38 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Veseli bën homazhe te varri i Bajram Rexhepit, në 2-vjetorin e vdekjes

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në dyvjetorin e vdekjes te varri i Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës së lirë.

“Ish-kryeministri Bajram Rexhepi u largua herët nga kjo jetë, duke lënë pas shëmbëlltyrën e një intelektuali dhe një politikani modern, që gjithë jetën punoi për ta nderuar emrin e Kosovës dhe të Mitrovicës”, thuhet në një postim në faqen e PDK-së.