12:38 / E Diele, 09 Qershor 2019 / indeksADMonline

Veseli bënë homazhe te varri i Fadil Vokrrit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli ka bërë sot homazhe tek varri i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, në një vjetorin e vdekjes së tij.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se i përjetshëm do të jetë kujtimi për Fadil Vokrrin.

“I përjetshëm kujtimi për ty, Fadil Vokrri! Ëndrrat dhe vizioni yt do të jenë pjesë e punës dhe përkushtimit tonë të përditshëm, si dhe motiv frymëzues për sukseset e gjeneratave të reja”, ka shkruar Veseli.