Veseli: Bondsteel nuk tërhiqet, por duhet ta ruajmë atë
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se baza e Bondsteel do të vazhdoj të qëndrojë në Kosovë.
Mirëpo, sipas tij, duhet treguar të mençur për ta ruajtur atë.
“Çdo mesazh, do përgjigje e ShBA-së duhet të jetë bashkërisht edhe e Kosovës. Ajo që ne duhet të bëjmë është që mos ta dramatizojmë situatën për fatin e konsumit për rrethana të brendshme qoftë për dialogun qoftë për taksën. Ato duhet t’i shërbejnë ballafaqimit me Serbinë. Po e them këtë sepse shumë gjëra që po ndodhin më tepër janë duke u shfrytëzuar për garë të brendshme me çka edhe po i dëmtojmë qytetarët tonë”, ka thënë Veseli.
Ai e ka cilësuar pozitive vizitën e delegacionit të lartë amerikan në Kosovë, duke thënë se qëndrimet dhe kërkesat e tyre duhet të jenë edhe qëndrime të Kosovës.
“Është vizitë shumë pozitive, e kemi takuar këtë delegacion edhe në Shtëpinë e Bardhë. Çdo mesazh, çdo kërkesë, çdo qëndrim duhet të jetë bashkërisht edhe i Kosovës. Duhet të mos e dramatizojmë situatën”, tha Veseli.
Veseli tha se taksa duhet të shërbejë si ballafaqim ndaj Serbisë, e jo ndaj Amerikës.
“Nuk është mirë që për konsum të brendshëm të dëmtohen dhe relativizohen qëndrime që janë shumë dinjtioze ndaj Republikën e Serbisë, Ata deri tani kanë treguar agresivitet dhe mosnjohje, dhe kjo është arsyeja se pse kemi bërë veprime administrative ndaj saj, dhe të jeni të bindur do të vazhdojmë, për faktin se siç sillet Serbia me neve do të sillemi”, është shprehur ai.