75 Mall Live Search
19:32 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Do të shkojmë në dialog me synime të qarta, njohja nga Serbia dhe ulësja në OKB

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur shumë i lumtur me votimin e projekt-rezolutës së PSD-së për dialogun me Serbinë.

Ai pas seancës është shprehur se votimi i sotëm i delegacionit shtetërore do të thotë se sovranitet dhe integritet territorial, që Serbia në bisedime të njoh Kosovë si shtet të pavarur dhe sovran, transmetonIndeksonline.

Veseli ka theksuar se janë të gatshëm për dialog me Serbinë dhe se janë të zot të marrin vendime e të mbrojnë sovranitetin e territorin.

“Ne shkojmë në dialog me synim shumë të qartë,do të respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por kemi mandat tëqartë, shtet i pavarur dhe sovran dhe Serbia duhet ta njoh atë, si dhe ulësennë Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ne do të respektojmë çdo marrëveshje qëkemi nënshkruar në Bruksel, ne kemi plotësuar çdo marrëveshje, por është Serbia ajo që nuk po i respekton, qytetarët serb në veri po i terrorizon”, ka thënë Veseli.

Më poshtë fjalimi tij:

 Jam shumë i lumtur sot që ne shteti i pavarur sovran i Kosovës është duke i marr vendimet e veta

Pas një vendimi shumë pozitiv që e kemi pasur dje, një vendim historik, USHTRISË së Kosovës, sot kemi marr një vendim po aq me rëndësi për shtetin ton sovran për ruajtjen me partneritetin me BE Votimi i sotëm i kuvendit, i delegacionit shtetëror do të thotë po sovranitetit integritetit territorial dhe dialogut me të cilin Kosova shkon të bisedojë, që Serbia ta njoh shtetin tonë të pavarur dhe sovran Dhe shteti jonë të ketë vendin e merituar në OKB jam i lumtur për këtë vendim që është marr bë kuvend, pasi nga maji jam përpjekur të gjej një konsensus në Kuvend ndërmjet partive Sot me një shumicë legjitime dhe shqiptare të Kuvendit të Kosovës i themi PO dialogut me Serbinë Vuçiq u paraqit me rolin e tij kinse ata janë të gatshëm për dialog, e Kosova jo. Por unë them se ne jemi të gatshëm për dialog me Serbinë Është edhe një lajm i mirë për Kosovën, jemi të zot të marrim vendim, të mbrojmë përgjegjësitë tona dhe të mbrojmë Kushtetutën, territorin e sovranitetin Qytetarët duhet të kenë më shumë besim në institucionet e vendit tonë, të cilat askush nuk mund t’i cenoj Kosova është e gatshme nga sot të hyj në procesin e njohjes nga Serbia, ky është qëllimi pse ne shkojmë ne dialog, E vlerësojmë rolin shumë pozitiv të SHBA-ve, Kosova është e gatshme të marr çdo përgjegjësi që ka të bëj me të. I ka ardhur koha e fundit konflikteve që na kanë marr energji të brendshme, nga sot ne kemi përballë vetëm Serbinë, do t’i dalim zot vendit tonë. Ne shkojmë në dialog me synim shumë të qartë, do të respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, por kemi mandat të qartë, shtet i pavarur dhe sovran dhe Serbia duhet ta njoh atë, si dhe ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Ne do të respektojmë çdo marrëveshje që kemi nënshkruar në Bruksel, ne kemi plotësuar çdo marrëveshje, por është Serbia ajo që nuk po i respekton, qytetarët serb në veri po i terrorizon. Serbia duhet të mendoj më shumë për serbët dhe mos t;i përdor qytetarët këtu për qëllimet e Beogradit. Jeta dinjitoze zhvillohet aty ku jeton, e serbët e veriut jetojnë këtu, jo në Serbi S’do të lejojmë asnjë shtet, asnjë provokim, përfshirë edhe ndaj qytetarëve serb, Tani ka provokime nga Serbia ndaj qytetarëve serb që jetojnë në Kosovë Komunitetetet të cilat jetojnë në Kosovë duhet të kenë perspektivë dhe progres, të mendojnë për të ardhmen./Indeksonline/