Veseli: Duhet të punojmë edhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në facebook ka thënë se i ka përgëzuar Drejtuesit e Policisë së Kosovës për punën e jashtëzakonshme në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës.
Ja postimi i tij i plotë në Facebook:
Drejtuesit e Policisë së Kosovës i përgëzova sot për punën e jashtëzakonshme në zbatimin e ligjit në gjithë territorin e Kosovës dhe krijimin e një ambienti më të sigurt për qytetarët tanë. Duhet të punojmë edhe më shumë që Kosova të jetë shembull i sundimit të ligjit, ku secili trajtohet në mënyrë të barabartë dhe të jemi të pakompromis në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Diskutuam edhe për kërkesat që pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë për pensionimin e parakohshëm, sigurimin jetësor dhe sigurimin shëndetësor. Këto janë tri segmente tejet të rëndësishme për këtë institucion dhe ne do t’i adresojmë shumë shpejt ato.