12:58 / E Mërkurë, 14 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli e Dërguti së bashku në udhëtim, bëjnë selfie në aeroplan

Ambasadorja e Finlandës, Pia Stjernvall dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me kolegët e tij, dje u nisën drejt Helsinkit për një vizitë dy ditore.

Me gjithë sfidat si ajo e anulimit të fluturimit, mbrëmë pas mesnatës ia dolën të uleshin në aeroportin e Helsinkit-Vantaa, njofton ambasada finlandeze, shkruan Indeksonline.

Delegacioni i Kosovës do të ketë një program të ngjeshur takimesh mbi sundimin e ligjit, marrëdhëniet ekonomike, bashkëpunimin universitar dhe diasporën që jeton në Finlandë.

Derisa sot, Kryetari Veseli, u prit nga Kryetarja e Parlamentit të Finlandës, Paula Risikko.

Por, rrugës për në Finlandë, Veseli, Dërguti dhe ambasadorja finlandeze që ishin ulur afër njëri-tjetrit, shfrytëzuan rastin për të bërë një foto, ku treshja shfaqet e buzëqeshur. /Indeksonline/