19:14 / E Premte, 18 Maj 2018 / indeksADMonline

Veseli: E fundit që ndodhin përplasje në Kuvend, s’ka më tolerime!

Kryetari i Kuvendit të Republikës,  Kadri Veseli ka reaguar edhe njëherë lidhur me përplasjen fizike ndërmjet nënkryetarit, Xhavit Haliti  dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Kryeparlamentari theksoi se kësaj radhe nuk do të ketë dënime mirëpo kërkoi nga dy deputetët që qëndrimet politike t’i bartin në mënyrë sa më dinjitoze, shkruan  Indeksonline

“Jam shumë i bindur në mirëkuptimin e dy kolegëve të nderuar që bashkërisht ta tejkalojmë këtë situatë dhe kjo të jetë e harruar. Sjelljet janë të papranueshme, qoftë gjuha fyese qoftë sjellja aq më tepër që mund të jetë cenuese. Do të jetë e patolerueshme. Është reagimi jonë i fundit në këtë mënyrë por do të marrim edhe masa të cilat do të jenë komfort rregullores së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë ai. /Indeksonline/