16:22 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Veseli: E kemi merituar rekomandimin e KE-së për viza, urime!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë qytetarët për rekomandimin pozitiv të KE-së sa i përket liberalizimit të vizave.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se qytetarët e meritojnë të lëvizin lirshëm, transmeton Indeksonline.

Më poshtë postimi i Veselit:

Lajm i mrekullueshëm për Kosovën. Komisioni Europian rekomandon liberalizimin e vizave për qytetarët tanë.

E kemi pritur këtë vlerësim dhe e kemi merituar këtë vendim. Kemi bërë përparim të madh, një punë të jashtëzakonshme, por angazhimi ynë në rrugën europiane duhet të vazhdojë edhe më tutje.

Tani, i takon BE-së për t’ua lejuar qytetarëve kosovarë lëvizjen e lirë në Zonën Schengen. Shpresojmë që edhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, sepse e meritojnë qytetarët tanë. Urime! /Indeksonline/