Veseli e thotë për herë të parë: Është i padrejtë kushti për demarkacionin!
Kryetari i Kuvendit të Republikës, Kadri Veseli për herë të parë është deklaruar, në një formë, kundër versionit aktual të demarkacioni ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas tij, Bashkimi Evropian ka bërë padrejtësi ndaj shtetit tonë sai përket kësaj çështje. Megjithatë, Veseli në një debat në “Klan Kosova” theksoi se jugosllovenët kanë vendosur për demarkacionin.
“Pse ju qit bash Kosovën ky pretekst që të përmirësohet. Ne nuk duhet ta mbajmë veten peng. Pse vetëm pse munden a?. Shënimit i kufirit duhet të ndryshoj, realiteti është ai që është. Kufijtë nuk i kemi caktu ne, por tjetërkush. Është absurde ato thëniet e ekspertëve që vetëm 74 i kemi pas, por Jugosllavët”, ka thënë ai.
Ndërsa, Veseli është shprehur se PDK-ja është e gatshme ta votojë demarkacionin. “Po, mbi 95% i kemi votat për demarkacionin dhe kundër është vetëm Nait Hasani, ai mundet me qenë”, ka thënë ai. /Indeksonline/