16:03 / E Mërkurë, 22 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Veseli: Evropa nuk mund t’i jetësojë idealet për liri pa vendosur në vend drejtësinë

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se edhe pse me vonë sot u konfirmua për gjenocidin që Serbia ka kryer në Bosnjë.

Postimi i Veselit:

Drejtësia ndërkombëtare, ndonëse me vonesë, konfirmoi sot për gjenocidin që Serbia kreu në Bosnje. Vuajtjet e tmerrshme që ka përjetuar populli në Bosnje nuk shërohen kurrë, por dënimi me burg të përjetshëm i Ratko Mladiç është ngushëllimi që kanë merituar për vite me radhë familjet e mijëra civilëve të pafajshëm që u masakruan. Evropa nuk mund t’i jetësojë idealet e veta për bashkim, liri e barazi mes popujve, pa e vendosur në vend drejtësinë. Dhe, kjo vlen edhe për krimet që i janë bërë popullit tonë gjatë luftës së fundit në Kosovë.