18:34 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: Fëmijët me Down Syndrom meritojnë përkrahje më të madhe

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetin e Prizrenit.

Me këtë rast ai ka vizituar fëmijët me Syndrom Down, për të cilët ka thënë se meritojnë përkrahje më të madhe institucionale, shkruan Indeksonline.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Mbështetjen tonë e meritojnë shumë fëmijët me Syndrom Down. Sot, i vizitova në shoqatën e tyre në Prizren. Sa herë që i takoj, kaloj momente të jashtëzakonshme. Ata meritojnë më tepër përkrahje institucionale.