Veseli fton opozitën që t’i gëzohen lajmit të Komisionit Evropian
Kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli duke uruar qytetarët për lajmin e sotëm nga Komisioni Evropian, sa i përket rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave, ka thënë se ky lajm është meritë e të gjitha institucioneve e sidomos qytetarëve të Kosovës.
Ai ka thënë se reformat do të vazhdojnë edhe më tutje, sidomos në drejtësi pasi qëllimi kryesor është të vazhdohet më tutje
Më tej, ai ka ftuar opozitën që t’i gëzohen këtij lajmi dhe ka ftuar ata që së bahsku nga java tjetër të fillojnë me vizitat nëpër shtetet anëtare të BE-së për lotimin e liberalizimit të vizave.
“Është lajm i mirë. Urime të gjithëve, është i gëzuar për qytetarët tanë, para të iclëve kemi obligim.
E kemi merituar këtë lajm të mirë, ka qenë punë e madhe e vet qytetarëve dhe e institucioneve. Falënderojë të gjithë kanë bërë punë në këtë drejtim, të kësaj qeverie dhe të kaluarave.
Vetëm një deklarim i suksesshëm i komisionarit evropian, do të thotë është një lajm i mirë për të gjithë ne. Reformat duhet të vazhdojnë, sistemi i drejtësisë do të vazhdojë edhe më tej, edhe më fuqishëm. Do të vazhdojmë partneritetin me Institucionet Evropiane. Na ka mbetur punë të lobojmë me secilin shtet veç e veç. Është një obligim për të arritur në dhjetor që të kemi lëvizje të lirë të qytetarëve.
Duhet të kemi përkrahje më të madhe për njëri tjetrin dhe kur jemi së bashku jemi më të fuqishëm.
Thërras opozitën t’i gëzohen këtij lajmi dhe i thërras që të bashkohemi që nga java tjetër të vazhdojmë lobimin për liberalizimin e vizave. Fillojmë me Italinë, pastaj do jemi edhe në Francë dhe në çdo shtet që mendojmë që është ndihmesë për liberalizimin e vizave. Në mënyrë specifike janë vendet që na kanë njohur dhe e dimë se mund të marrim përkrahje”, ka thënë Veseli, transmeton Indeksonline./Indeksonline/