Veseli: Grave dhe të rinjve u garantoj më shumë zë dhe më shumë rol në të ardhmen!
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot gjatë një tubimi në qytetin e Pejës ka thënë se PDK ofron mundësi të shumta dhe ka vision më të mirë për të ardhmen e Kosovës.
Veseli përmes një postimi në Facebook tha se duke luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, PDK, do t’i çlirojë energjitë zhvillimore të vendit dhe do i japin fund emigrimit të të rinjve.
Ja postimi i tij në Facebook:
Edhe në Pejë, sikurse anembanë Kosovës, janë të shumta gratë, të rejat dhe të rinjtë, që na janë bashkuar me besimin se vetëm partia jonë ofron mundësi të shumta dhe ka vizionin më të mirë për të ardhmen e Kosovës. Janë të bindur se duke luftuar korrupsionin dhe nepotizmin, ne do t’i çlirojmë energjitë zhvillimore të vendit tonë dhe do i japim fund emigrimit të të rinjve. Grave dhe të rinjve, këtyre dy kategorive të rëndësishme të shoqërisë, u garantoj më shumë zë dhe më shumë rol në të ardhmen!