75 Mall Live Search
19:02 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Veseli i drejtohet Zhegrovës: “Ku je bre zhivë?”

Në stërvitjen e parë të Kosovës, para ndeshjes me Danimarkën ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli.

Ai u ka shtrënguar duart të gjithë futbollistëve një nga një, derisa ka zhvilluar edhe biseda me disa prej tyre, shkruan Indeksonline. Vëmendjen e Veselit e morri më së shumti Edon Zhegrova.

“Ku je more ti që po lëvizë si zhiva?”, i’u drejtua Veseli talentit kosovar.  

Ai ofroi premi prej 1 milion euro për futbollistët e Kosovës në rast se kualifikohen në kampionatin evropian të vitit 2020. /Indeksonline/