Veseli i gëzohet fitores së vashave të Kosovës: Kështu me fitore edhe në finalen e madhe!
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sonte ka qëndruar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ku e ka shikuar ndeshjen e kombëtaren e femrave të Kosovës në futboll që luajtën kundër Turqisë.
Vashat kosovare shënuan fitore me rezultat 2:0, transmeton Indeksonline.
Kësaj fitore i është gëzuar Veseli i cili e ka uruar kombëtaren në një postim në Facebook.
” Urime fitorja! Po na e don kohëve të fundit, nuk po na ndalen fitoret. Kështu me fitore edhe në finalen e madhe!”, u shprehë ai në postimin e tij./Indeksonline/

