75 Mall Live Search
22:22 / E Hënë, 22 Prill 2019 / indeksADMonline

Veseli: I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur i trishtuar për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë, ndërsa ka nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë.

“I trishtueshëm lajmi për shembjen e hotel Adriatikut në Mitrovicë. Kërkoj nga organet përgjegjëse të bëjnë të pamundurën për të shpëtuar jetën e qytetarit që ka mbetur në ndërtesë. Inspektoratet përkatëse që kanë për obligim të mbikqyrin sigurinë e ndërtesave duhet të japin përgjegjësi kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik”, ka shkruar Veseli në Facebook.