75 Mall Live Search
20:47 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Veseli: Integrimi evropian do të jetë rezultati final i punës sonë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, në një ceremoni të organizuar nga Zyra e BE në Kosovë, me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat që mishëron Evropa.

Duke folur për Ditën e Evropës si festë zyrtare në kalendarin e festave të Kosovës, kryeparlamentari Veseli tha se festat nuk janë thjeshtë ditë pushimi, por në pushimin e tyre fizik ato janë aktivitete shpirtërore të një kombi.

“Festat janë momente që përçojnë mesazhin për vlerat në të cilat beson një shoqëri. Dhe mesazhi që ne kemi dashur të përçojmë përmes kremtimit zyrtar të Ditës së Evropës është pikërisht ky: Qytetarët e Kosovës besojnë në vlerat e që mishëron Evropa. Parasëgjithash, ky besim nuk është i lidhur as me interesa gjeopolitike, e