16:41 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Veseli: Isa Boletini ishte modeli i heroit atdhetar

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka rikujtuar sot vrasjen e Isa Boletinit, shkruan IndeksOnline.

Veseli ka thënë se Boletini ishte organizator dhe udhëheqës i lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar.

“Ai është modeli i heroit atdhetar vetëmohues sepse kontributin e tij patriotik e nisi që nga mosha 17-vjeçare, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për ta vazhduar pa rreshtur deri në momentin kur mbylli sytë”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Sot mbushen 104 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, organizatorit dhe udhëheqësit të lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar. Ai ka qenë një nga figurat më emblematike të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe fal veprës së tij fitoi respekt e autoritet, jo vetëm anembanë trojeve shqiptare, por edhe në kancelaritë e Fuqive të Mëdha të kohës.

Ai është modeli i heroit atdhetar vetëmohues sepse kontributin e tij patriotik e nisi që nga mosha 17-vjeçare, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për ta vazhduar pa rreshtur deri në momentin kur mbylli sytë.

Ne krenohemi me faktin që pas një shekulli mundëm ti kthenim eshtrat e tij që të preheshin në vendlindje dhe që sot varri i tij qëndron simbolikisht në Boletin si roje kufiri për tē mbrojtur pacënueshmërinë e territorit të Republikës së Kosovës