Veseli: Jam i pakënaqur me Kuvendin, po humbet kohë pa nevojë!
Kryetari i Kuvendit të Republikës, Kadri Veseli gjatë një diskutimi publik, të organizuar nga KDI-ja, theksoi se është i pakënaqur me punën që po bëhet në Parlament.
Sipas tij, produktiviteti i legjislativit ishte pak aktiv. Veseli përmendi se këtë vit kanë kaluar vetëm 5 ligje.
“Në seancën e fundit kemi pas 44 pika të rendit të ditës, shumë pak projektligje. Agjenda e Kuvendit është duke u stërngarkuar me çështje të cilat nuk i takojnë Kuvendit. Është një situatë reale si Kuvend dhe mund të tejkalohet pasi me gjërat që kanë interes nacional të barten me marrëveshje të gjerë politike”, është shprehur ai.
Veseli apeloi grupet parlamentare dhe deputetët që mos të humbin kohë me debate politike, “pasi teprohet në këtë pjesë”. /Indeksonline/