18:21 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Jam në kontakt me opozitën, së shpejti kalon rezoluta për dialogun!

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka deklaruar së fundi se është në kontakte të vazhdueshme me përfaqësues të opozitës për të arritur konsensusin për miratimin e rezolutës për dialogun final Kosovë-Serbi.

Veseli theskoi gjatë interviste në Klan Kosova se së shpejti konsensusi do të arrihet dhe rezoluta do të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Më tutje, Veseli ka komentuar edhe takimin e Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin e vlerësoi si lajm pozitiv, përcjellë Indeksonline.

“Takimi me presidentin rus Vladimir Putin, ka krijuar një reaksion për faktin se qëndrimi i Rusisë ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës”, pohoi Veseli.

“Shpresojmë që presidenti ka arritur në një masë të zbusë qëndrimin e Rusisë për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Kryeparlamentari Veseli tha se takimi me, siç e quajti ai, njërin nga kundërshtarët më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, tregon për një reflektim të shtetit Rus për qëndrimin karshi Kosovës.