09:47 / E Diele, 15 Tetor 2017 / indeksADMonline

Veseli kërkon njohjen nga Madagaskari

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e Senatit të Madagaskarit, Amido.

Kryeparlamentari Veseli e ka njoftuar atë me progresin e shënuar në vend që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova është një faktor stabiliteti në Ballkan.

Ai gjithashtu theksoi nevojën që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombetare.

Kryeparlamentari Veseli kërkoi nga zoti Amido që Madagaskari ta njoh pavarësinë e Kosovës, dhe që të dy vendet të thellojnë bashkëpunimin.

Nga ana e tij, Amido falenderoi kryetarin Veseli për pritjen. Ai vlerësoi progresin e bërë në Kosovë dhe shtoi se do të përcjellë kërkesën e Kosovës për njohje./AktivPress