Veseli, kërkon sa më shpejt certifikimin e rezultateve
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është takuar sot me zëvendësshefin e misionit vëzhgues të BE-së, Marian Gabriel.
Ata kanë diskutuar përgjithësisht për procesin zgjedhor, si për mbarëvajtjen, ashtu dhe për sfidat që e kanë përcjell.
Veseli ka thënë se pret përfundimin sa më të shpejtë të këtij procesi pasi që qytetarët e Kosovës duhet t’i kenë adresat për nevojat e tyre./Indeksonline/